Klientja thotë se qirinjtë me aromë vagine të Gwyneth Paltrow, “shpërthejnë”

Klientja thotë se qirinjtë me aromë vagine të Gwyneth Paltrow, “shpërthejnë”

Pasi e fitoi si çmim, një grua ka pohuar se qiriu i saj nga “Goop”, faqe online me në fokus mirëqënien,  “shpërtheu” në dhomën e pritjes.

Judy Thompson thotë se e fitoi në një kuiz online e nga marka Wellnes e aktores.

“This Smells Like My Vagina” doli në treg në janar të 2020-ës dhe mori shumë shpejt vëmendjen e gjithë internetit.

Klientja thotë se qirinjtë me aromë vagine të Gwyneth

Përpara daljes në treg të produktit, Goop e përshkroi aromën si “qesharake, seksi dhe të papritur.” Në përbërje ka barbarozë, bergamot, kedër dhe trëndafil.

Mesa duket, këto “nuk qenkan përbërësit e vetëm të qiririt”.

Duke folur për The Sun, Thompson pohon:

“Ai shpërtheu dhe lëshoi flakë të mëdha. S’kisha parë kurrë diçka të tillë. E gjithë gjëja ishte e ndezur dhe ishte shumë e nxehtë për t’u prekur. Në dhomë ishte një ferr.”

Thompson tha se ata arritën ta merrnin nën kontroll shpërthimin, duke hapur derën e përparme të shtëpisë së tyre.

“Mund të kishte djegur vendin. Ishte e frikshme kur ndodhi, por tani më duket dhe pak qesharake.”

Përfaqësuesit e Good u shprehën:

“Ne jemi në kontakt me gruan për të parë nëse ajo ndoqi udhëzimet specifike të sigurisë nga zjarri të përfshira në qiri, të tilla si shkurtimin e fitilit dhe mos djegien e tij për më shumë se dy orë. Në Goop, ne kontrollojmë produktet që shesim dhe e bëjmë sigurinë e klientit një përparësi, kështu që ne kemi njoftuar prodhuesin për çështjen e gruas dhe gjithashtu kemi arritur t’i drejtohemi asaj për t’i dërguar disa produkte Goop, për ta ndihmuar në kalimin e ditëve në karantinë.”

Një qiri i tillë shitet për £69 online.

Pas suksesit të këtij produkti, aktorja ka nxjerrë në treg edhe “This Smells Like My Orgasm” dhe “This Smells Like My Prenup”.

Burimi: Bustle

Shpërndaje në: