Klas se jo mahi: Portieri uruguaian fton fansin kundërshtar me sindromë Down të gjuajë penalltinë

Klas se jo mahi: Portieri uruguaian fton fansin kundërshtar me sindromë Down të gjuajë penalltinë

Futbolli njihet si ‘Loja e Bukur’.

Kevin Dawson, një portier uruguaian, tregoi pikërisht këtë anë me një gjest fantastik në vitin 2019.

Dawson sapo kishte mbajtur portën të paprekur, derisa ndihmoi Penarolin të mpshtë ish-skuadrën e tij, Plaza Colonia, 1-0, transmeton Periskopi.

Por, në vend se të festonte, portieri i Penarolit vendosi t’i jepte fansit një moment që nuk do ta harrojë kurrë.

Derisa bashkëlojtarët e tij dhe futbollistët e Plaza Colonias u nisën për në zhveshtore, Dawson ftoi një fans të skuadrës kundërshtare me sindromë Down në fushë, për të gjuajtur një penallti kundër tij.

Ai shkëmbeu fjalë me fansin derisa po bënin rrugën drejt pikës së penalltisë.

Fansi pastaj dhuroi një penallti për të cilën secili profesionist do të ndihej krenar, duke qëlluar në qoshen e epërme.

Djaloshi pastaj vrapoi në ekstazë të pastër dhe festoi para turmës.

Videoja ka shkuar viral në rrjetet sociale në ditët e fundit dhe është vërtetë zemërngrohëse. Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: