Kryeziu: Kjo qeveri po përdorë familjen dhe besimin fetar si mjete për të mobilizuar elektoratin

Kryeziu: Kjo qeveri po përdorë familjen dhe besimin fetar si mjete për të mobilizuar elektoratin

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar për Emërtimin e  listës zgjedhore si “Lista për Familjen” të cilën e ka cilësuar si shembull të qartë të politizimit dhe keqpërdorimit të familjes dhe religjionit, sa për të fituar disa vota, për të kaluar pragun dhe për t’u zgjedhur deputetë.

Gjithashtu, Kryeziu, ka thënë se kjo qeveri po përdorë familjen dhe besimin fetar si mjete për të mobilizuar elektoratin.

“Këta politikanë e përdorin familjen dhe besimin fetar si mjete për të mobilizuar elektoratin, duke instrumentalizuar çështje të ndjeshme dhe personale, ata nuk janë aspak të sinqertë në mbrojtjen e vlerave apo të drejtave qytetare, thjeshtë synojnë përfitime personale dhe pushtet”, shkroi në një postim Kryeziu

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: