Kjo shkollë zëvendsoi dënimet me MEDITIM dhe rezultatet janë mahnitëse
Çfarë do të bënit nëse do të ishit mësues shkolle dhe studentët tuaj do fillonin të silleshin keq? Zaknonisht mësuesit e shkollave do të jepnin dënime ose pezullime varësisht nga situata.
Shumica e njerëzve nuk do të disiplinonin një nxënës të keq duke u thënë atyre të uleshin e të meditonin, por kjo strategji e re po ndodh në Shkollën Fillore “Robert W. Coleman” në Baltimore, transmeton Periskopi.
Që nga fillimi i vitit të kaluar, shkolla fillore nuk ka pezulluar një student të vetëm. Metoda e tyre e re është padyshim duke funksionuar.
Shkolla vendosi të përqëndrohet në meditimin si një mënyrë e re në vend të dënimeve e pezullimeve.
Në vend që t’i dërgojnë fëmijët që të qëndrojnë jashtë klasës ose të shkojnë në zyrën e drejtorit, ata dërgohen në dhomën e meditimit.
Philips tha se në Robert W. Coleman Elementary, ka pasur zero pezullime vitin e kaluar dhe deri më tani këtë vit.
Ndërkohë, afër Patterson Park High School, e cila gjithashtu përdor programet e vëmendjes, tha se përqindjet e pezullimit ranë dhe pjesëmarrja u rrit! Që nga fillimi i përdorimit të kësaj metode, fëmijët duan të vijnë në shkollë!
Shpresoj që të gjitha shkollat të mund të përdorin këtë metodë./Periskopi