Kjo s’duhej të ndodhte: Donika Gërvalla s’e di që Lituania është anëtare e BE-së dhe Natos
![Kjo s’duhej të ndodhte: Donika Gërvalla s’e di që Lituania është anëtare e BE-së dhe Natos](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2021/06/auto_donika-600x347-11604575541.jpg)
Një postim i bërë nga Donika Gërvalla Schwarz duket se ka kaluar i pavërejtur nga gazetarët [përfshirë edhe ne] mbi Lituaninë pas takimit të saj me presidentin lituan.
Analisti Shkodran Ramadani zbulon një huqje tjetër të Donikas që si duket nuk e kupton që Lituania është vend anëtar i Natos dhe i BE-së tash e dy dekada.
“Jemi mirënjohës e krenarë që ta quajmë Lituaninë aleat të vërtetë të Kosovës në rrugën e përbashkët drejt integrimit tonë Euro-Atlantik,” ka shkruar znj. Gërvalla, përcjell Periskopi.
Ramadani është tallur me Gërvallën duke thënë që është Lituania në fakt që ka gabuar kur u anëtarësua në Nato e në Be qysh në vitin 2004.
Statusi i plotë: