“Jeni kampion për propagandë – Dështim e degradim në çdo fushë”- Çitaku i reagon VV-së

“Jeni kampion për propagandë – Dështim e degradim në çdo fushë”- Çitaku i reagon VV-së

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas videos që Vetëvendosje publikoi e ku prezantuan ‘arritjet’ gjatë katër viteve qeverisje.

Çitaku ka thënë se qeverisja e VV-së ka sjellur vetëm rritje çmimesh e faturash, shkruan Periskopi.

“Në çdo fushë tjetër: stagnim, dështim dhe degradim. Por për ta, mjafton të flasin. Se fjala është e lirë, ndërsa përgjegjësia, duket, u është e huaj”, shkroi mes tjerash Çitaku.

Postimi:

Kur s’ke çfarë të tregosh nga puna, kthehesh te propaganda – aty ku LVV është kampione e padiskutueshme.

Kjo qeverisje s’ka sjellë as zhvillim, as mirëqenie, as shpresë. Ka sjellë vetëm rritje – rritje çmimesh, rritje faturash. Produktet bazike janë luks. Energjinë elektrike luks poashtu.

Në çdo fushë tjetër: stagnim, dështim dhe degradim.

Por për ta, mjafton të flasin. Se fjala është e lirë, ndërsa përgjegjësia, duket, u është e huaj.

Shpërndaje në: