Kjo pritje e Mendyt në pjesën e parë kundër Real Madridit, është absolutisht sensacionale

Kjo pritje e Mendyt në pjesën e parë kundër Real Madridit, është absolutisht sensacionale

Chelsea e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale, 1-0, kundër Real Madridit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në ‘Stamford Bridge’.

Takimi i parë kishte përfunduar me rezultat 1-1 në Madrid, teksa ‘Të Kaltërit’ janë 45 minuta larg finales së madhe, shkruan Periskopi.

Mirëpo, gjërat kanë mundur të ishin ndryshe po të mos ishte për dy pritje absolutisht brilante të portierit të nikoqirëve, Edouard Mendy.

Momenti i tij më i mirë ishte në minutën e 26-të, kur ai bëri një pritje absolutisht brilante për t’i mohuar gol Karim Benzemas, i cili thjesht nuk ka mundur të gjuante më mirë.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: