Kjo pritje e Jordan Pickfordit në finalen e Euro 2020, është definicioni i refleksit madhështor

Kjo pritje e Jordan Pickfordit në finalen e Euro 2020, është definicioni i refleksit madhështor

Rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Anglisë në Euro 2020, përfundoi me thyerje zemre të dielën e kaluar.

‘Tre Luanët’ u mposhtën në penallti nga Italia në finale të kompeticionit. Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka humbën penalltitë e tyre në 11-metërshat e ‘Wembleyt’, transmeton Periskopi.

Ishte një kontest drithërues mes dy superfuqive evropiane, me Anglinë që kaloi në epërsi pas vetëm dy minutave lojë përmes Luke Shaw.

Italia u desh të priste deri në minutën e 67-të për të barazuar dhe ishte mbrojtësi veteran, Leonardo Bonucci ai që theu zemrat e anglezëve.

Ylli i Juventusit shënoi nga afërsia, pasi ‘Tre Luanët’ dështuan të spastrojnë një këndore kërcënuese.

Bonucci celebrates

Ishte një gol që ka mundur të shmanget dhe vetëm një njeri bëri krejt çka mundi në mënyrë që topi mos të përfundonte në rrjetë.

Lojtari në fjalë është portieri Jordan Pickford, i cili ishte padyshim një prej më të mirëve të Euro 2020.

Pak para se Bonucci të reagonte nga topi i kthyer, portieri i Evertonit bëri një prej pritjeve më të jashtëzakonshme refleksive që kemi parë tash e një kohë.

Pickford hodhi trupin e tij në të majtë, duke arritur që në mënyrë sensacionale ta drejtonte topin në shtyllë.

Shpejtësia e treguar në reagim nga portieri anglez për ta bërë atë pritje është e jashtëzakonshme në fakt, dhe ndihemi të obliguar që të krijojmë një artikull të tërë vetëm për këtë pritje. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: