Kjo pije e bën lëkurën të plaket më shpejt

Kjo pije e bën lëkurën të plaket më shpejt

Gjithmonë duhet të kemi kujdes se çfarë pimë, sepse disa pije kanë pasoja afatgjata, e ndër të tjera lëkura jonë plaket më shpejt.

Mund të përdorim të gjitha llojet e kremrave dhe tonikëve, por disa faktorë që ndikojnë në plakje nuk mund të ndalen ashtu.

Megjithatë, ajo që hamë dhe pimë luan një rol të madh në faktin se sa shpejt plakemi. Dhe ky është një lajm i mirë sepse do të thotë se deri diku mund të kontrollojmë shpejtësinë me të cilën lëkura jonë do të ndryshojë me kalimin e viteve, shkruan Eat This.

Nga njëra anë frutat, peshku i pasur me yndyra të shëndetshme, çaji, lëngjet natyrale dhe shumë ujë ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes dhe nga ana tjetër disa ushqime dhe pije për fat të keq e përshpejtojnë këtë proces.

Studimet tregojnë se pija nga e cila lëkura plaket më shpejt është alkooli, kryesisht sepse ndikon në hidratimin dhe mëlçinë. Dhe këta janë dy faktorët më të mëdhenj për shëndetin e lëkurës që ndryshojnë me moshën.

“Lëkura juaj po bëhet më e hollë dhe më e thatë me kalimin e moshës dhe faktorët e jashtëm mund ta përshpejtojnë atë. Për shkak të alkoolit që ka një efekt dehidratues, lëkura do të plaket më shpejt nëse e pini për një periudhë të gjatë kohore”, thotë doktoresha Amy Goodson.

Gjithashtu, nëse pini shumë alkool rregullisht, lëkura juaj do të plaket më shpejt për shkak të çrregullimeve të gjumit. Një studim i publikuar në revistën Nature tregon se sasitë e mëdha të alkoolit te meshkujt që pinë rregullisht shkaktojnë probleme me gjumin. Dhe problemet e gjumit, tregojnë studimet, që çojnë në plakje më të shpejtë të lëkurës. Gjithashtu doli se për shkak të gjumit të dobët nuk mund të rigjeneroheshim dhe shenjat e plakjes ishin edhe më të dukshme.

Shpërndaje në: