Kjo ndodh veç në Kosovë | Drejtoresha e Telekomit, Burbuqe Hana i ka mbi 50 këshilltarë juridik

Kjo ndodh veç në Kosovë | Drejtoresha e Telekomit, Burbuqe Hana i ka mbi 50 këshilltarë juridik

Burbuqe Hana, kryeshefe e Telekomit të Kosovës ‘nëse për asgjë’ nuk do të mbahet mend, ajo do të mbetet në historinë e Telekomit si kryeshefja që ka më së shumti këshilltarë juridik.

Hana tashmë zytarisht është e rrethuar me mbi 50 këshilltarë juridik.

Paga e një eksperti ligjor në Telekomin e Kosovës sillet rreth 900 euro.

Të fundit, si këshilltar ligjor që e ka kërkuar kryeshefja e Telekomit, i është aprovuar në mbledhjen e Bordit të kësaj ndërmarrje publike.

Kësisoj i bie që në Telekomin e Kosovës janë mbi 50 juristë.

Por para se të kërkoj edhe një përforcim të ri ligjor, Burbuqe Hana kishte angazhuar edhe një kompani private, zyrën e avokatisë së Agron Selimaj, ish drejtor i AKI`së, tashmë avokat.

Këtu nuk përfundon kërkesa e Hanës për të pasur sa më shumë këshilltar juridik pranë vetës.

Para pak kohe, ajo kishte angazhuar edhe një jurist nga jashtë Telekomit – menaxherin ligjor Durim Ahmetaj.

Lulzim Sokoli është një emër tjetër që kryeshefja e Telekomit e ka angazhuar si këshilltar ligjor.

Sokoli pas pensionimit nga Telekomi, me kërkesë të Hanës ishte angazhuar këshilltar ligjor i Telekomit.

Periskopi ka pyetur zyrën për media në këtë kompani publike, të cilët kanë konfirmuar se kryeshefja e Telekomit është përforcuar edhe me një këshilltar juridik.

Madje ata kanë pasur edhe një shpjegim për këtë vendim të Bordit të Telekomit ndaj kërkesës së Burbuqe Hanës.

“Lidhur me pozitën konkrete, të Këshilltarit Juridik,  Bordi i Drejtorëve e ka parë të arsyeshme që të ndihmojë punën e KE (kryeshefes ekzkuetive), në vendimmarrjen e përditshme apo strategjike,  për shkak të volumit dhe përgjegjësisë së madhe të vendimmarrjes në këtë nivel.  Njëkohësisht ju njoftojmë se Bordi i Drejtorëve është organ i zgjedhur me kompetencë ekskluzive të krijojë skemën organizative dhe ta korrigjoj atë sa herë që për të njëjtën paraqitet nevoja, prandaj me vendimin e Bordit të Drejtorëve kjo pozitë e “këshilltarit Juridik”, tashmë është pjesë e strukturës organizative të Telekomit”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të kësaj ndërmarrje publike.

Por, përse po i duhen Telekomit kaq shumë këshilltarë e ekspertë ligjor?

Zyra e auditorit të Kosovës në raportin e saj ka gjetur dhjetëra shkelje për punën në Telekomin e Kosovës.

Disa prej tyre ishin edhe largimet apo suspendimet e zyrtarëve të kompanisë nga puna.

Madje, Inspektorati i Punës disa herë kishte gjobitur me shuma të majme parash, Telekomin e Kosovës për shkak të këtyre veprimeve.

Por, Telekomi e ka një arsye krejt tjetër për angazhimin sa më të madh të këshilltarëve ligjor.

Ata thonë se Telekomi u shkatërrua nga “ata që ishin” para Burbuqe Hanës në këtë pozitë.

“Në kushtet e konkurrencës dhe shtetit ligjor duke pasur parasysh dëmet e trashëguara që i janë shkaktuar kompanisë, për Telekomin e Kosovës  korpusi i zyrtarëve ligjor  është shumë i rëndësishëm dhe kompania synon vazhdimisht ta përforcojë atë, në përputhje me nevojat e veta dhe duke respektuar normën ligjore. Bordi i Drejtorëve, në çdo takim, në kuadër të kompetencave të veta, merr vendime të cilat synojnë një ngritje të vazhdueshme të kapaciteteve të kompanisë për tu përballur me konkurrencën dhe për të zhvilluar sa më efektshëm biznesin e saj”, thuhet në përgjigjen e Telekomit për Periskopi.

Gazeta Periskopi nga burime të saj, ka mësuar se kryeshefja Burbuqe Hana me aprovimin e Bordit të Drejtorëve, për pozitën këshilltare juridike, po e përgatitë për Sanije Sahitin, mike e afërt e kryeshefes së Telekomit. Krejt kjo, pasi që e njëjta më herët nuk ishte sistemuar në pozitë menaxheriale apo drejtuese.

Më poshtë gjeni lisën e plotë të emrave të ekspertëve ligjorë të Burbuqe Hanës në Telekom:

17 mijë euro pagë – Kush është eksperti që Burbuqe Hana e emëroi jashtëligjshëm në Telekom – vajza e tij punon me përmbaruesin privat që po ‘mjel” milionat e Telekomit

 

Shpërndaje në: