Kjo ndërhyrje brutale e Rudigerit ia theu hundën, lirohet nga spitali De Bruyne

Kjo ndërhyrje brutale e Rudigerit ia theu hundën, lirohet nga spitali De Bruyne

Një nga episodet kundër Manchester Cityt në finalen e djeshme të Champions League ndaj Chelseat, ishte edhe dëmtimi i Kevin De Bruyne gjatë pjesës së dytë.

Belgu pësoi një frakturë në hundë pasi u përplas fortë me mbrojtësin Rudiger dhe u detyrua të braktiste jo vetëm fushën, por edhe stadiumin pasi u shoqërua për në spital.

Ditën e sotme, fantazisti ka lënë spitalin ndërsa me anë të një reagimi në rrjetet sociale garanton se ekipi i tij do të rikthehet të luajë sërish një finale të madhe si Champions.

Sigurisht, këtë herë me shpresën se gjërat mund të shkojnë ndryshe.

Shpërndaje në: