Kjo maskë do të largojë qimet nga fytyra në vetëm 15 minuta
Problemet me qimet në fytyrë fatkeqësisht prekin një numër jo të vogël të femrave.
Ky problem shkakton turp dhe mungesë vetëbesimi për shumë femra të cilat përballen me këtë problem.
Megjithatë, ekzistojnë disa metoda për të përgatitur maska në kushte shtëpie e që janë mjaftë efektive në trajtimin e këtij problemi, transmeton Indeksonline.
Një nga to është ajo e mëposhtmja:
Përbërësit: 1 lugë të madhe miell tërshëre 2 lugë të mëdha mjaltë 2 lugë të mëdha lëng limoni
Udhëzimet: Vendosni të gjithë përbërësit në një mikser dhe përzini ata deri sa të fitoni një pastë homogjene.
Aplikoni maskën e tillë në pjesët e fytyrës ku keni më shumë qime.
Lëreni të qëndrojë për 20 minuta deri sa të thahet plotësisht dhe më pas pastrojeni me ujë të vakët.
Përdorni këtë maskë 3 – 4 herë në javë për rezultate të duhura./Indeksonline/