Kjo ishte paraqitja e Genc Nuzës në ndeshjen e trazuar në Evropë

Kjo ishte paraqitja e Genc Nuzës në ndeshjen e trazuar në Evropë

Për herë të parë në histori të futbollit kosovar, një treshe e gjyqtarëve nga Kosova arbitroi ndeshje të nivelit të lartë të Ligës së Konferencës dhe e cila ishte mjaft e tensionuar.

Gjyqtarët, Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Visar Kastrati, debutuan në këtë kompeticion derisa paraqitja e tyre duket të jetë e mirë.

Nuza ishte gjyqtari kryesor në sfidën Omonia – Kairat Almaty e cila u mbyll me rezultat të barabartë 0:0.

Gjashtë herë gjyqtari më i mirë në Kosovë, ndau shtatë kartonë të verdhë dhe gjykoi një penallti në kohën shtesë të pjesës së parë, por që nuk u realizua nga mysafirët.

Shpërndaje në: