Kjo i ndodh trupit tuaj nëse nuk konsumoni mish për 1 vit
Në rast se nuk konsumoni mish, ka përfitime të shumta.
Arsyet më poshtë mund të ju bindin që ta ndaloni konsumimin e mishit për të paktën 1 vit.
Humbja e peshës
Një person humb mesatarisht 4.5 kg nëse nuk konsumon mish.
Kjo sipas një studimi që tregon se vetëm mos-konsumimi i mishit u ofron mundësi të humbje peshës pa ndryshuar ndonjë rutinë tjetër, transmeton Gazeta Express.
Ulet risku i sulmit në zemër
Një studim tjetër thotë se nëse bëheni vegjetarian, e ulni kolesterolin dhe shytpjen e gjakut.
…dhe diabetit
Kurse, ky studim thotë se personat që konsumojnë mish janë për 29% më të rrezikuar nga diabeti se sa vegjitarianët. Kurse ata që konsumuan çfarëdo lloj mishi, kishin 38% më shumë shansë që të kenë diabet.
…dhe kancerit
Organizata botërore e shëndetiti rendit mishërat e përpunuara si nga shkaktarët kryesor të kancerit.
Bakteriet mbrojtëse
Një studim tjetër thotë se veganët kanë më shumë specie të bakterieve mbrojtëse në zorrët e tyre se sa mishngrënësit.
Do të ndiheni më mirë pas ushtrimeve
Studime të shumta kanë vërtetuar se personat që nuk konsumojnë mish performojnë më mirë në ushtrime dhe aktivitete fizike se sa ata që e konsumojnë mishin.
Do të ndiheni më mirë në përgjithësi
Persona të shumtë që kanë hequr dorë nga mishi kanë treguar se në përgjithësi janë ndier më mirë. Ata janë ndier më të shëndetshëm, janë aktivizuar më shumë, kanë ngrënë më shumë e kanë humbur peshë si dhe kanë zbuluar ushqime të reja për konsum.