Kjo grua ra dakord për një eksperiment, rezultatet ishin mbresëlënëse (Foto)

Kjo grua ra dakord për një eksperiment, rezultatet ishin mbresëlënëse (Foto)

Nuk është një befasi se gjumi i natës me orë të mjaftueshme është çelësi për një shëndet të mirë. Shumica e njerëzve mendojnë se tetë orë gjumë janë të nevojshme, ndërsa një pakicë e njerëzve pohojnë se mund t’ia dalin me vetëm gjashtë orë gjumë.

Ekipi i Bright Side janë të fascinuar nga kjo pyetje, gjë që është arsyeja pse kemi vendosur të ndajmë rezultatet e një eksperimenti të bërë kohët e fundit, që me të vërtetë solli efektet negative nga mos fjetja e mjaftueshme.

Sarah Chalmers është një grua 46 vjeçare nga Britania e Madhe e cila kohët e fundit mori pjesë në një eksperiment për gjumë të deprivuar. Qëllimi i hulumtimit ishte njohja e pasojave nga pamjaftueshmëria e sasisë së nevojshme të gjumit. Në fillim të eksperimentit, shkencëtarët analizuan gjendjen e lëkurës së Sarës me ndihmën e një skaneri të fytyrës. Në fund të eksperimentit, poret e saj ishin dyfishuar në madhësi dhe lëkura e saj dukej e skuqur.

“Tregoja shumë më e vjetër se sa 46 vjeç. Kisha rrathë të errët poshtë syve, lëkura ime ishte pa shkëlqim, kisha pore të zgjeruara që mund t’i shihja madje nga një distancë e largët. Për ta përmbledhur, më ishin shfaqur disa pika në mjekrrën time. Kisha pamje shumë të lodhur dhe ishte shumë irrituese. Urreja të shikoja reflektimin tim”, shpjegonte Sarah.

Gjatë pjesës së parë të eksperimentit, Sarah nuk fjeti më shumë se 4 orë (nga 2 e mëngjesit deri në gjashtë). Gjatë kësaj periudhe, ajo pohoi se nuk ndjehej e lodhur, por që gjithashtu nuk ndjeu se kishte pushuar mirë.

Në pjesën e dytë të eksperimentit, Sarah fjeti për 5 orë e gjysmë deri 6 orë për gjatë një jave. Nga mesi i javës, ajo vuri re disa ndryshime – ajo filloi të lodhej shpejt si dhe të hante më shpesh gjëra të ëmbla për të marrë energji.

Sarah Chalmers pas gjashtë orë gjumë.

Mjekët shpjeguan këto zhvillime në këtë mënyrë: “Mungesa e gjumit shpie në prodhimin e kortizolit – hormon i stresit. Kjo e bën një person që të nevrikoset. Sasia e pamjaftueshme e gjumit aktivizon gjithashtu gjëndrat yndyrore, gjë që shpie në probleme të lëkurës. Mungesa e gjumit gjatë natës poashtu ndalon prodhimin e hormoneve të rritjes, gjë që e vendos sistemin trupor në nivel optimal.”

Faza e fundit e eksperimentit përfshin rivendosjen e një orari normal të gjumit. Sarah fjeti jo më pak se 8 orë gjumë gjatë natës – dhe rezultatet ishin shumë pozitive. Brenda një jave, problemet e lëkurës u zhdukën, dhe ajo ndjehej shumë më pak e nevrikosur./femra.net/

Sarah Chalmers pas tetë orë gjumë.

Shpërndaje në: