Kjo foto përmbledh të gjitha rreziqet e të fjeturit në anën e djathtë dhe përfitimet e anës së majtë
Sa herë e keni kapur veten duke i thënë një miku ose një mikeshe “Kalo nga kjo anë sepse nuk eci dot kështu”? Po kur shtriheni, a nuk e keni një pozicion të rehatshëm i cili duket se ju ndjell gjumë sapo vini kokën në jastëk ? Njerëz të ndryshëm kanë ‘fiksime’ të ndryshme, por të fjeturit në anën e majtë rezulton të jetë shumë më shumë se kaq. Pozicioni i gjumit mund të ndikojë në shëndetin tuaj dhe hulumtimet e fundit kanë treguar se duke fjetur në anën e matë të trupit, përmirësoni funksionet e organeve. Më poshtë do të lexoni gjashtë përfitimet e mundshme që mund të rrjedhin nga pozicioni i anës së majtë.
Përmirëson funksionin e sistemit tuaj limfatik
Sistemi limfatik luan një rol të rëndësishëm në trupin tonë duke hequr mbeturinat dhe toksinave nga sistemet tona. Ekspertët thonë se gypi i kraharorit (kanali më i madh limfatik i sistemit limfatik) është i vendosur në anën tonë e majtë. Kjo është arsyeja pse duke fjetur në anën tuaj të majtë mund të ndihmoni procesin e largimit të të mbeturinave në mënyrë më efikase.
Shpretka do ta bëjë punën e saj shumë më mirë
Shpretka është organi më i madh në sistemin limfatik dhe është e vendosur në anën e majtë të trupit tuaj. Kur ju flini në anën tuaj të majtë, shpretka juaj punon në mënyrë më efikase. Arsyeja kryesore për këtë është gravitetit që nxit rrjedhjen e gjakut në shpretkë, duke e lejuar atë të filtrojë papastërtitë më shpejt.
Ky pozicion mund të reduktojë urthin gjatë natës
Të fjeturit në anën e majtë mund të ndihmojë gjithashtu në reduktimin e niveleve të acideve në trup. Nëse flini në anën e gabuar, atëherë acidet në stomak mund të kalojnë në ezofag, duke shkaktuar rritje të urthit në stomak dhe shqetësime të tjera. Kjo ndodh pasi stomaku anon më shumë në anën e djathtë të trupit.
Mëlçia nuk do të mbingarkohet
Mëlçia është e vendosur në anën e djathtë të trupit dhe shtrirja në këtë anë tendos këtë organ.
Të flesh në anën e majtë është mirë për zemrën tuaj
Ana e majtë e zemrës merr gjak nga mushkëritë dhe e pompon atë në gjithë trupin. Për këtë arsye, pozicioni i majtë mund të ndihmojë zemrën tuaj që të bëjë punën e saj më lehtë dhe më me efikasitet. Kur ju flini në anën tuaj të majtë, graviteti lehtëson funksionin e sistemit te qarkullimit.
Për gjumë më të mirë gjatë shtatzënisë
Gratë shtatzëna duhet të flenë në anën e majtë që të mos ushtrojnë presion në mitër si dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut tek fetusi. Ky pozicion i ndihmon ato që të flenë më mirë dhe lehtëson dhimbjet e shpinës.