Kjo është zemra e dytë sipas mjekësisë kineze

Kjo është zemra e dytë sipas mjekësisë kineze

Kinezët e kanë praktikuar artin e masazhit terapeutik të këmbëve për rreth 5,000 vjet. Libri më i vjetër që njihet në këtë fushë u shkrua 4,000 vjet më parë në Kinë, ku përshkruhen konceptet e zonave të masazhit dhe pikave të akupunkturës dhe refleksologjisë.

Masazhi që nga kohët e lashta njihet dhe është pranuar si një nga metodat për parandalimin, trajtimin dhe eleminimin e sëmundjeve të ndryshme. Masazhi në të njëjtën kohë vë në funksionim mendjen, emocionet, trupin dhe shpirtin e njeriut dhe në këtë mënyrë arrihet relaksimi i thellë i trupit, mendjes, clirimi i stresit dhe toksinave, përmirësimi i rrjedhjes së oksigjenit në organizëm si dhe përmirësimi i qarkullit të lëngjeve trupore (gjakut dhe limfës).

Teoria e Masazhit të Këmbëve në Mjekësinë Tradicionale Kineze

Filozofia e Mjekësisë Tradicionale Kineze ka të bëjë me faktin se energjia chi “rrjedh” në trup nëpërmjet kanaleve imagjinare që i quajmë meridiane, të cilat funksionojnë si kanale komunikimi brenda trupit, duke bashkëvepruar me organet e trupit. Energjia chi përbëhet nga dy forca që janë yin dhe yang, që ekuilibrojnë njëra-tjetrën për ta mbajtur trupin të shëndetshëm. Nëse këto dy forca tek një person çekuilibrohen, lëvizja e energjisë chi përmes meridianëve mund të bllokohet, duke çuar në sëmundje, dhimbje ose forma të tjera mosfunksionimi.

Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze një praktikues mund të zhbllokojë energjinë chi dhe të rikthejë ekuilibrin në trup duke vepruar mbi sipërfaqjen e zonave në lëkurë në pikat e akupunkturës. Këmbët përmbajnë shumë prej këtyre pikave të akupunkturës ose në pikat e reflekseve të këmbëve, duke mundësuar që energjia të rrjedhë lirshëm në çdo pjesë të trupit, përfshi trurin. Refleksologjia është një art i vjetër kurativ i cili bazohet në parimet e reflekseve të duarve dhe këmbëve të cilat korrespodojnë me çdo pjesë, organ dhe gjendër në trup. Mënyra sesi praktikohet është duke aplikuar dhe ushtruar presion me gishtin e madh të dorës në pjesën e poshtme të këmbës. Duke përdorur metoda teknike rezultati është reduktim stresi, i cili jep efekte pozitive si:

– Largon dhe redukton stresin dhe tensioni.

– Përmirëson fleksibilitetin e duarve dhe të këmbëve

– Rikthen vitalitetin

– Ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve

– Stimulon të gjitha sistemet e trupit

– Ndihmon në problemet e duarve dhe këmbëve

– Eleminon toksinat nga ndryshimet e jetesës

– Krijon një lidhje midis trupit-zemrës-mendjes

Kërkimet në fushën e refleksologjisë nga Mjekësia Perëndimore

Mjekët në perëndim tregohen skeptikë për energjinë chi dhe meridianët.

Megjithatë ata kanë bërë disa kërkime lidhur me praktikën e akupunkturës, nga ku kanë dalë në përfundim se kjo metodë ka efekte të mëdha në mënyrën se si funksionon truri. Akupunktura e arrin këtë duke vepruar fillimisht në sistemin nervor, por gjithashtu ka rezultuar se aktivizon gjendrën e hipofizës, duke bërë që disa prej hormoneve të saj të stimulojnë gjendrat e tjera endokrine.

Studimi i mjekëve të huaj ka dalë në përfundim se masazhimi i gishtit të madh të këmbës bën që truri ynë të funksionojë më mirë. Sipas refleksologjisë, këmba përmban shumë pika refleksive që korrespondojnë me të gjitha pjesët e trupit, gjendër apo organ. Në fakt, refleksologët gjejnë një hartë të të gjitha organeve të trupit të vendosura në shputën e këmbës.

Shputat e këmbëve janë një qasje e fuqishme dhe e drejtpërdrejt e pikave të organeve të brendshme në trupin tuaj, pika të cilat mjeksia kineze i quan meridianë. Këta meridianë janë kanale energjie të çdo organi në trupin tuaj. Disa njerëz janë të mendimit se meridianët nuk ekzistojnë Brenda trupit ose tek shputat. Ata të cilët e kuptojnë mjekësinë kineze e dinë që sistemi i meridianëve lidhet ngushtë me sistemin nervor.

Nëse besoni që keni nerva dhe një sistem nervor, besoni që keni meridianë gjithashtu, është pothuajse e njëjta gjë dhe kështu keni një hartë të qartë se ku ndodhen meridianët në trupin tuaj.

Shputat e këmbëve kanë shumë mbaresa nervore, rreth 7,000 (pra meridianë) që lidhen drejtpërdrejt me organe të ndryshëm në organizëm. Ato janë qarqe elektrike shumë të fuqishme brenda trupit dhe zakonisht janë të fjetura sepse ne veshim këpucë dhe nuk bëjmë akupunkturë që të ndihmojë meridianët ose nervat. Prandaj mjekët kinezë sugjerojnë ecjen zbathur në park ose mbi guralecë! Një nga mënyrat më të mira për hapjen e këtyre rrugëve elektrike (meridianëve) dhe për të ndihmuar në pastrimin e organeve tuaja të brendshme është të ndani një qepë në pjesë dhe ta vendosni në shputat e këmbëve dhe pastaj të vishni çorape gjatë natës .

Qepët janë të njohura si pastruese të ajrit dhe kur vendosen në lëkurë ato vrasin baktere dhe gjithashtu acidi fosforik (substanca që ndodhet tek qepa e që na bën të qajmë sa here që presim qepën) futet në rrugët e gjak dhe ndihmon në pastrimin e gjakut dhe vret shumë bakterie.

Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, nëse ushtroni presion në pikat refleksive që gjenden tek këmbët dhe që komunikojnë me trurin, atëherë do të kemi stimulim të energjisë chi dhe nxitje të ekuilibrit shëndetësor dhe të trurit. Refleksologët rekomandojnë se masazhi i këmbëve largon stresin dhe mundëson një ndjenjë shplodhjeje si dhe përmirëson cilësinë e gjumit; lehtëson dhimbjen e kokës, përfshi migrenën si dhe redukton nivelin e ankthit dhe depresionit.

Pikat refleksive për trurin gjenden në majë të gishtit të madh të këmbës, po ashtu edhe në majë të dy gishtave të tjerë. Në gishtin e madh ju do të gjeni pikat refleksive për hipotalamusin, gjendrën e hipofizës etj, të gjitha këto shumë të rëndësishme për funksionin e trurit. Këto pika janë më të lehta për t’u gjetur nëse do të njiheni me grafikun apo hartën e refleksologjisë, që përmban të gjitha pikat për çdo organ apo gjendër të trupit.

Në Kinë, masazhi i këmbëve është shumë i njohur dhe aplikohet nga pothuajse të gjithë. Ka shumë qendra që ofrojnë masazhe të tilla. Trajtimi nis së pari duke i futur këmbët në ujë të ngrohtë në një enë druri e mbushur edhe me kripëra dhe bimë relaksuese, ndërkohë që masazhatori nis masazhin në zonën e shpatullave dhe më pas me atë të këmbëve.

Shpërndaje në: