Kjo është vila superluksoze që ka Bes Kallaku në Gjirin e Lalëzit, do t’ju lerë pa fjalë

Kjo është vila superluksoze që ka Bes Kallaku në Gjirin e Lalëzit, do t’ju lerë pa fjalë

Aktori i humorit Bes Kallaku ishte dje pjesë e emisionit “E diela shqiptare”, në rubrikën “Për drekë me mua”, ku personazhet VIP gatuajnë për njëri-tjetrin në shtëpitë e tyre. Të ftuari e Besit ishin Erion Isai, Arjola Shehu dhe dietologia Blerina Bombaj.


Aktori i humorit kishte zgjedhur t’i ftonte miqtë e tij VIP në shtëpinë që ai dhe Xhensila kanë në një kompleks turistik në Gjirin e Lalëzit. Një zgjedhje kjo mjaft e zgjuar duke iu përshtatur dhe menysë që ai kishte përzgjedhur të gatuante ku baza ishte peshku.

Nga pamjet e publikuara gjatë emisionit arritëm të shihnim edhe strehëzën e tyre të pushimit. Një vilë dykatëshe, e rrethuar nga një oborr ku mbizotëron gjelbërimi dhe me një verandë ku ishte vendosur tavolina e ngrënies.


Një shtëpi, ku ngjyra dominuese ishte e bardha, si brenda dhe jashtë saj. Gjatë emisionit Besi tha se ai ka bindjen se pasi vogëlushja të vijë në jetë, ata do të kalojnë më shumë kohë në shtëpinë e tyre në plazh.

 

 

 

Shpërndaje në: