Kjo është vetura e blinduar më e shpejtë në botë – Audi RS7 Sportback

Audi RS7 njihet për dizajnin e saj të veçantë, performancën sportive dhe luksin që e ofron. Nuk ju mjaftojnë këto? Një kompani e ka veshur këtë veturë edhe me shtresën anti-plumb.
Kompania “AddArmor” ka arritur që veturën e njohur sportive ta bëjë rezistente ndaj plumbave për të ofruar siguri maksimale për pasagjerët. Sidoqoftë, për këtë siguri blerësit e mundshëm duhet t’i ndajnë hiç më pak se 205,000 dollarë.
RS7 Sportback e blinduar është e pajisur me anti-plumb B4 dhe peshon vetëm 90 kilogramë më shumë se modeli i zakonshëm.
“AddArmor” thotë se kjo veturë është e pajisur me motor me 4.0 litra dhe me tetë cilindra, që prodhon 760 kuaj fuqi, shkruan “Motor1”.
Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2.9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e saj është 325 kilometra në orë.