‘Kjo është sadaka për me ble vota’ – Syla kritikon Qeverinë pas vendimit për rritjen prej 20% të pensioneve për familjet e kategorive të dala nga lufta

‘Kjo është sadaka për me ble vota’ – Syla kritikon Qeverinë pas vendimit për rritjen prej 20% të pensioneve për familjet e kategorive të dala nga lufta

Kandidati për deputet nga AAK, Gazmend Syla ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme mori vendim për rritjen prej 20 për qind të pensioneve për familjet e kategorive të dala nga lufta, raporton Periskopi.

Syla, vendrimin e Qeverisë në prag të fushatës zgjedhore po e sheh si ‘sadaka për me ble vota’.

‘’Kategoritë e lirisë meritojnë dinjitet çdo ditë, jo sadaka kur i duhen qeverisë!’’, ka shkruar Syla.

Postimi i plotë:

Me i rritë pensionet veç pak javë para zgjedhjeve s’është ndihmë, është sadaka për me ble vota.

Kjo lojë politike veç sa i mban njerëzit në varfëri. Kategoritë e lirisë meritojnë dinjitet çdo ditë, jo sadaka kur i duhen qeverisë!

Ne duhet të bashkohemi e të durojmë deri më 9 shkurt, kur rritja dhe mirëqenia nuk do të varen nga tekat e Kryeministrit e Ministrit hajn, por do të vijnë me ligje dhe rregullime, ashtu siç i meriton një shoqëri normale.

Shpërndaje në: