Kjo është reklama e re e Apple Music

Kjo është reklama e re e Apple Music

Së fundmi, Apple poashtu ka sjellur një video promocionale për Apple Music ku njoftohen tiparet e reja të aplikacionit të cilat mund t’i shihni në videon e mëposhtme.

Sikurse shihet në video, Apple ka bërë disa ndryshime në shërbimin muzikor me qëllimin e tërheqjes së më shumë abonuesve dhe rritjes së popullaritetit të aplikacionit.

Apple Music do të jetë i gatshëm me një vlerë mujore prej 9.99 dollarëve për një përdorues, 14.99 dollarë për paketën familjare dhe 4.99 dollarë për abonim studentor.

Nëse nuk e keni përdorur aplikacionin më herët, ju do të mund të shkarkoni aplikacionin pa pagesë për tre muajt fillestar.

Në anën tjetër, Spotify është konkurrenti kryesor i Apple Music dhe ka shumë më shumë abonues se shërbimi muzikor i Apple.

Shpërndaje në: