Kjo është puna që po bëhet për të larguar Putinin nga pushteti
U përfshiva në politikat opozitare demokratike. Nisa të punoja me Boris Nemtsovin, i cili e udhëhoqi opozitën ruse. Punova përkrah tij për më shumë se 15 vjet, deri në ditën kur ai u vra. Ajo çka bëj tash në Lëvizjen për Rusinë e Hapur, është organizimi i lëvizjeve pro-demokracisë nga rrënjët, në rang kombëtar.” –
Njerëzit anë e mbanë Rusisë, që e refuzojnë regjimin e Vladimir Putinit, dhe gjithçka të atij regjimi; korrupsionin, autoritarizmin, agresionin, cenzorimin e medieve, opresionin politik dhe që shtyp çdokënd që dëshiron ta shoh Rusinë si një vend evropian normal e demokratik.”
Tashmë i kemi më shumë se 20 degë rajonale gjithandej Rusisë dhe duam të ndihmojmë në konsolidimin e këtyre njerëzve me një vizion më ndryshe dhe më të mirë për Rusinë. Duam t’i fuqizojmë ata dhe t’iu ndihmojmë të bëhen aktivë, dhe qytetarë të informuar. Fokusi qëndror i punës sonë është me gjeneratën e re. Janë njerëz që ende s’i kanë mbushur njëzet, ose në fillim të të njëzetave, njerëz që u rritën, dhe që në shumë raste edhe u lindën nën regjimin e Putinit sepse ‘ai ka qenë në pushtet tashmë për 18 vjet. Kur shkoi nëpër vende të Rusisë dhe takohem me aktivistët e këtyre rajoneve, ndonjëherë më duhet t’i kujtoj vetes se po flas me njerëz që nuk njohin asgjë tjetër përveç Putinit.
Por janë edhe përfaqësuesit e asaj gjenerate që po i ngrisin zërat e tyre duke thënë, “Mjaft!”, që në vazhdimësi po thonë, “Është mbushur kupa!” dhe që në muajt e fundit ju keni parë protesta masive gjithandej Rusisë. Njerëzit po i thonë “Jo!” korrupsionit, “Jo!” represionit politik, “Jo!” cenzurës, “Jo!” autoritarizmit.
Unë jam historian me profesion dhe një gjë që historia moderne ruse definitivisht na e mëson është që çdo ndryshim i madh politik në vendin tonë, ndodh në këtë mënyrë, pra në mënyrë të shpejtë dhe të papritur. Por natyrisht, ana tjetër e medaljes është se shumë njerëz ende nuk janë gati për këtë moment të ndryshimit.
Fokusi kryesor i punës sonë te “Rusia e Hapur” është që të ndihmojmë përgatitjen për atë moment të ndryshimit, që do të vijë! Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, dhe as z.Putin nuk përbën përjashtim.
Por kur ai moment i ndryshimit të vijë, kur ai ndryshim të fillojë, do të jetë shumë vonë për t’u ulur dhe për të menduar se çfarë të bëjmë tash?
Duhet ta bëjmë këtë gjë tash, të përgatisim gjeneratën e njerëzve që do të implementojnë ndryshimin. Të rinjtë. Njerëzit që përfaqësojnë të ardhmen e Rusisë.
Lëvizja jonë, Rusia e Hapur, i çoi përpara dhjetëra kandidatë anë e mbanë vendit. Jo që të fitojnë, por që të mësojnë. Që të mësojnë se si të flasin me njerëzit, si të shkojnë derë pas dere, si të bëjnë fushatë, si të organizohen në çështjet lokale, si të flasin në fushata, si të publikojnë pamflete, dhe shumëçka tjetër.
Sepse ata nuk kanë përvojë në gjëra të tilla. Dhe kështu i shohim zgjedhjet në Rusi sot. Si një fushë trajnimi, stërvitjeje. Dhe kjo është domethënëse sepse mënyra kryesore se si Putini i kontrollon zgjedhjet në Rusi është jo përmes vjedhjes së vota, megjithëse ndodh edhe kjo, dhe jo përmes eksesit të pabarabartë në media, megjithëse ndodh edhe kjo, jo përmes presionit administrativ ndaj votuesve, megjithëse natyrisht që ndodh edhe kjo, por mënyra kryesore e tij është që realisht të mos i lejojë oponentët e tij që të dalin në votime.
Dhe është shumë e zorshme të marrësh shumë vota nëse nuk je pjesëmarrës në votime. Dhe ky është rasti në shumicën e zgjedhjeve në Rusi. Por edhe nëse nuk është e mundur të fitosh, është megjithatë e mundur të mësosh. Dhe ne duam t’iu ndihmojmë atyre që të marrin këtë eksperiencë.
Unë ndihem, ani që jam 36 vjeçar, ndihem si një plak kur dal në terren dhe flas me këta njerëz, sepse ata janë ende të rinj. Kjo është gjenerata e ardhshme. Kjo është gjenerata që do ta formësojë Rusinë pas Putinit. Dhe ne do të bëjmë krejt çka është e mundur që t’i përgatisim për këtë gjë. Që t’i ndihmojmë që të marrin shkathtësitë dhe përvojën që iu vyen, dhe që do ta përdorin, kur të vijë ajo kohë.
Tash për tash, ai po bën gjënë e rëndomtë, po dërgon policinë dhe po e përdorë gardën kombëtare për të sulmuar, shpërndarë dhe arrestuar qytetarët e tij. Por ata nuk janë të frikësuar. Dhe ata do të kthehen sërish për të protestuar kundër tij, sepse e dimë që në fund, sado i fortë qoftë presioni, kur mjaftueshëm njerëz do të jenë të gatshëm të rezistojnë, ata edhe do të fitojnë. Dhe më pas tanket do të ndalen dhe do të kthehen mbrapsht. | Now this world | Periskopi