Kjo është përgjigja e Giresses kur u pyet se pse nuk e ftoi Mirlind Dakun për ndeshjet e qershorit
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse ka mbajtur sot konferencë për shtyp ku ka shpalosur detaje për dy ndeshjet e ardhshme që do të zhvillojë Kosova javën e ardhshme, teksa fokusi ishte te lista e futbollistëve të grumbulluar.
Në mesin e futbollistëve që nuk është ftuar ishte edhe sulmuesi kosovar, Mirlind Daku. Giresse ka potencuar se ka shumë futbollistë në pozitën e Dakut dhe ishte e pamundur ftesa për të.
“Për Dakun ka të bëjë me zgjidhje sportive. Po ashtu në repartin e sulmit ka shumë lojtarë dhe kjo është arsyeja pse nuk e kam ftuar, edhe pse po tregon paraqitje të mira”, tha Giresse.
Gjatë muajit qershor Kosova do të zhvillojë dy ndeshje. Më 16 qershor, Kosova do të pres në shtëpi Rumaninë, teksa tre ditë më vonë do të udhëtojë drejt Budapestit ku do të takohet me Bjellorusinë.