Kjo është ora kur Pulev dhe Chisora ngjiten në ring
Dereck Chisora dhe Kubrat Pulev do të takohen sonte në O2 Arena në Londër për ndeshjen e tyre të dytë.
Meçi pritet të zhvillohet rreth orës 23:00/23:30 dhe do të paraqitet live nga “DANZ”, shkruan Periskopi.
Hera e fundit kur ata ishin rrahur ishte viti 2016. Atë luftë e kishte fituar Pulev pas 12 raundeve.
Kujtojmë se Chisora është pa fitore në tre duelet e tij të fundit, pas humbjes nga Oleksandr Usyk dhe Joseph Parker dy herë.
Ndërkohë Pulev u nokautua nga Anthony Joshua në dhjetor të vitit 2020, por u kthye duke mposhtur Jerry Forrest në maj./Periskopi/