Kjo është ngjyra e thonjve që po preferojnë të gjithë momentalisht
Nuk ka rëndësi nëse preferoni thonjtë e gjatë, të shkurtër apo në gjatësi mesatare, rëndësi ka që duhet të jeni gjithmonë “in” me ngjyrat e sezonit. Këto kohë, ka një ngjyrë thonjsh që po dominon dhe duket se është e përshtatshme për çdo stinë. Ju mund të jeni duke menduar për të kuqen klasike apo edhe rozën e lehtë, por po ju themi se asnjëra nga këto ngjyra nuk është aq e preferuar sa nuancat e bezhës në thonj. Të gjitha tonet e kësaj ngjyre mund t’i keni parë në thonjtë e shumë personazheve të famshëm.
Nëse nuk është ngjyra juaj e preferuar, ju sigurojmë që do të bëhet. Fillimisht duam t’ju këshillojmë që të mos e mendoni bezhën si një ngjyrë të mërzitshme. Kjo nuancë neutrale është një element kryesor klasik që bën gjithmonë diferencën. Gjithashtu ka dhjetëra variacione për t’iu përshtatur çdo toni të lëkurës ose preference.
Hidhuni një sy këtyre nuancave bezhë të thonjve, sugjeruar nga Who What Wear, për të realizuar manikyrin më elegant deri më tani.
Bezhë e thellë
Bezhë transparente
Bezhë tradicionale
Bezhë Ombré
Art thonjsh bezhë
Bezhë me logo
Bezhë me dizenjo minimaliste