Kjo është mosha kur truri ynë arrin kulmin

Periskopi.com Shëndeti

Truri ynë e ka arritur kulmin e vet në moshën 13 vjeç. Krijimi i qelizave të trurit në hippocampus përfundon që përpara se të rritemi, sipas një studimi të botuar dje në revistën Nature.

Më herët, shkencëtarët përgjithësisht besonin se hippocampusi i njeriut prodhon qeliza të reja truri apo neurone, gjatë gjithë moshës së rritur. Nuk ka konsensus mbi numrin e neuroneve të bërë në moshë të rritur; disa studiues besojnë se qindra neurone shtohen përditë, ndërkohë që të tjerë thonë se shumë pak të tillë krijohen pas fëmijërisë.

Lindja e qelizave të reja të trurit – ose neurogjeneza – është një “proces magjepsës”, thotë Arturo Alvarez Buylla, autor i studimit dhe profesor i kirurgjisë neurologjike në Universitetin e Kalifornisë.

“Kërkon lindjen e qelizës, migrimin apo lëvizjen e qelizës në vendin e duhur – gjë që nuk është e lehtë për shkak të strukturës shumë të ngjeshur të trurit – dhe më pas ajo qelizë duhet të bëjë hapësirë për t’u rritur dhe lidhur me të tjerat, si dhe të kontribuojë në këtë qark në një mënyrë funksionale”. / bota.al