Kjo është mosha kur përjetoni më shumë kënaqësi seksuale
Ju falet nëse mendoni se jeta seksuale është më së miri gjatë viteve tuaja të 20’ta. Pas së gjithash, këto janë vitet e seksit vetëm për një natë, seksit me miq dhe dashurive të para të vërteta.
Megjithatë, sipas hulumtimeve të reja, femrat e përjetojnë seksin më të mirë kur i mbushin 36 vjet, transmeton Telegrafi.
Të pyetura nga ‘Natural Cycles’, 2600 gra kanë treguar për përvojat e tyre me orgazëm, ndjenjave të joshjes dhe sa e shijojnë seksin.
Përgjigjet e tyre pastaj janë ndarë dhe analizuar në bazë të moshës: vajzat e reja (nën 23 vjeçe), ato të moshës mesatare (23-35 vjet) dhe gratë e vjetra (mbi 36 vjet).
Sa i përket joshjes seksuale, gratë e moshës mbi 36 vjet kanë dëshmuar se kanë nivel të lartë të vetëbesimit, ku çdo e 2-ta ka thënë se ka një trup seksi.
Ndërsa vetëm çdo e 6-ta nga grupi i mesëm kanë thënë se janë të kënaqura me pamjen fizike, përderisa çdo e 3-ta nën 23 vjet e ka thënë të njëjtën gjë.
6 nga 10 gra të grupmoshës së vjetër kishin raportuar se kanë orgazma më të mira dhe më të shpeshta, në kontrast me vetëm 5 nga 10 të grupeve më të reja të grave që e kishin thënë të njëjtën gjë.
Njëkohësisht, 86 për qind e grave të grupmoshës së vjetër kishin thënë se kanë pasur seks të mahnitshëm përgjatë katër javëve të fundit, krahasuar me 76 për qind të grupmoshës së mesme dhe vetëm 56 për qind të vajzave të reja që e kanë deklaruar të njëjtën gjë.
Sa i përket shpeshtësisë së seksit, më pak se e treta e vajzave të anketuara kanë thënë se bëjnë seks dy herë në javë, mbi një e pesta kanë thënë se bëjnë seks tri herë në javë dhe më pak se një e pesta kanë thënë se bëjnë seksvetëm një herë në javë.