Kjo është mosha kur përjetoni seksin më të mirë në jetë

Disa hulumtime nga platforma online e seksit “Happify” kanë ngritur një çështje shumë të rëndësishme: Kur e përjetojnë njerëzit seksin më të mirë të jetës së tyre?
Sipas njerëzve që janë te të 50-60-tat, seksin më të mirë e kanë përjetuar kur ishin te të 40-tat, veçanërisht në moshën 46-vjeçare.
Studimi ka zbuluar edhe disa gjëra tjera interesante, siç është fakti se çiftet të cilat bëjnë seks një herë në javë janë më të lumtur.
Por më e rëndësishmja që duhet ta dini është se përafërsisht 50 për qind e çifteve kanë thënë se seksi më i mirë ka ndodhur me partnerin e tyre aktual pavarësisht moshës. Prandaj, nëse jeni afër ditëlindjes së 46-të, sigurohuni të zgjidhni partnerin që me të vërtet e dashuroni.