Kjo është mënyra më e mirë për ta pastruar wc-në tuaj!

Periskopi.com Zoya

Për shumë njerëz, pastrimi i wc-së është momenti më i pakëndshëm edhe pse janë të ndërgjegjshëm që ajo është një ndër zonat më delikate të shtëpisë ku kontakti me bakteret dhe infeksionet është gjithmonë i pranishëm.

Kjo është arsyeja që i duhet kushtuar rëndësi maksimale higjienës së tij.

Ndonëse solucionet larëse mbajnë larg bakteret, thuajse të gjitha përmbajnë kimikate toksike që ndotin ajrin e brendshëm dhe janë të dëmshme për shëndetin.

Prandaj mundohuni të reduktoni sa më shumë përdorimin e tyre.

Nëse po pyesni veten se me çfarë duhet pastruar, përgjigjien e gjeni tek produktet natyrale.

Në këtë artikull do ju tregojmë një truk shumë interesant si të lani dhe dezinfektoni wc-në dhe shkarkuesin e ujit vetëm me dy produkte.

Përbërësit : 200 ml uthull molle 1 gotë uji, 2 lugë gjelle sodë buke dhe 1 furçë për larjen e wc-së.

Zieni fillimisht uthullën e mollës. Pasi të ketë vluar hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet pak dhe shtoni në tenxhere 2 lugë gjellë sodë buke.

Përziejeni sodën derisa të tretet plotësisht. Hidheni këtë lëng në shkarkuesen e ujit, brenda në wc dhe në zonat anësore të saj.

Lëreni të veprojë për disa orë.

Theksojmë që shkarkuesja e ujit duhet të jetë plot me ujë. Më pas zbrazeni, dhe me ndihmën e furçës lani pjesën e brendshme të saj dhe wc-së.

Pasi ta keni shpëlarë, do të vini re që njollat e mykut brenda shkarkueses së ujit dhe wc-së janë zhdukur plotësisht.

Ky truk shërben gjithashtu për ta dezinfektuar dhe larguar gjithë mikrobet e mundshme.

Shpërndaje në: