Kjo është mënyra më e lehtë për të pastruar këpucët tuaja të bardha
Këpucët e bardha, janë të bukura vetëm kur qëndrojnë të bardha, por kjo nuk mund të ndodhë duke patur parasysh rrugët ku ecim.
Shumë prej nesh i lajnë këpucët sportive në lavatriçe, por këto të fundit mund të prishen shumë më shpejtë nëse ju nuk i pastroni në mënyrën e duhur./periskopi.com
Më poshtë do të lexoni disa këshilla si t’i pastroni ato me disa përbërës të thjeshtë.
Përpara se të filloni pastrimin e këpucëve, hiqni lidhëset dhe mos harroni t’i lani dhe ato.
Metoda e parë:
Përzieni 2 lugë sodë buke me 3 lugë uthull të bardhë molle dhe me ndihmën e një furçe të vjetër dhëmbësh fërkoni pjesët e ndotura. Pasi të shihni që njollat janë larguar, me një sfungjer të njomur pastroni këpucët nga soda e bukës.
Metoda e dytë:
Mbushni një enë të thellë me ujë dhe detergjentë të lëngshëm, fusni këpucët brenda. Kryesisht në këtë mënyrë lahen këpucët sportive prej materiali të butë që mund të thahen më lehtë sesa këpucët tjera. Shpëlarja duhet bërë me ujë të ftohtë dhe të rrjedhshëm që kur të thahen mos të mbeten njolla të verdha./periskopi.com