Kjo është kundërshtarja e Distria Krasniqit në çerekfinalen e Lojërave Olimpike
Distria Krasniqi ishte e jashtëzakonshme në rundin e parë, ku fitoi me Ippon luftën ndaj xhudistes nga Idonezia, Maryam March Maharani.
Distria Krasniqi do të përballet me izraeliten Gefen Primo në çerekfinale të kategorisë deri 52 kilogramë.
Në xhiron e dytë, Primo e mposhti xhudisten e Zvicrës Binta Ndiaye.
Distria i ka fituar tri përballjet me izraeliten.