Kjo është kërkesa e pronarit të Toyotas për puntorët e tij (Foto)

Kjo është kërkesa e pronarit të Toyotas për puntorët e tij (Foto)

Akio Toyoda që është president i kompanisë Toyota, ka kërkuar nga punonjësit të jenë më kreativ dhe të mos krijojnë vetura bajate.

Megjithëse modelet si Supra, Selica dhe MR2 janë mjaft të shitura, doket se nuk janë arritur pritjet, apo tejkaluar rivalët e prodhuesit japonez, transmeton Telegrafi.

“Punoni makina që njerëzit duan, jo ato që vlerësohen dhe kanë të gjitha kushtet e plotësuara. Shoferi duhet të jetë komod, jo kritikët që kurrë nuk i vozisin”, ka thënë Toyoda lidhur me rastin.

 

Nga dizajnerët kërkohet të punohen modele sa më popullore, të cilat do të shiteshin në masë dhe jo të jenë për një numër të caktuar blerësish.

Sipas tij, nuk është joshëse vetëm pjesa e jashtme, meqë ata që udhëtojnë qëndrojnë brenda dhe enterierit duhet t’i kushtohet shumë vëmendje.

Shtesat teknologjike dhe shpejtësitë e tepërta, janë konsideruar si të panevojshme, ndërsa primare rehatia e shoferit. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në: