Kjo është këngëtarja shqiptare që do të këndojë në koncertin e Malumës në Tiranë
Një artiste shqiptare do të ketë rastin të ndajë skenën e njëjtë me Malumën.
Ylli me famë botërore, Maluma, do të mbajë koncert në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, shkruan lajmi.net.
Koncerti planifikohet të mbahet më 14 mars në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa përveç tij do të performojë edhe një këngëtare shqiptare.
Bëhet fjalë për Kidën, e cila pjesëmarrjen në koncert si e ftuar speciale e konfirmoi përmes një postimi në InstaStory.
Kujtojmë se Maluma njihet për një numër të madh hitesh dhe ka fansa nga e mbarë bota, kurse pritet që shumë shpejt të performojë para shqiptarëve në Tiranë. /Lajmi.net/