Kjo është gjendja shëndetësore e Bleros pasi e mposhti COVID-19
Blero thotë se është mirë me shëndet pasi e kaloi COVID-19.
Blero Muharremi, gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se ka qenë i infektuar me COVID-19, shkruan lajmi.net.
Këngëtari publikoi fotografi nga spitali, ku tha se kishte edhe një problem me anginën, ndërsa tani qetëson fansat duke thënë se është mirë.
Ai tha se menjëherë pasi i kaloi problemet që kishte me shëndetin është rikthyer në punë, për të finalizuar projektin e ri muzikor.
“Faleminderit te gjethve per kujdesin dhe gjith ato mesazhe. Une fal Zotit jam shendosh e mir tash dhe me sukses i kalova te gjitha menjeher u ktheva ne pune. Mezi pres ju mi shiju projektin tim te radhes qe me aq shume mund e shpirt e kam punuar me te gjithe njerez e mi ma te afert. Nga thellsia e zemres ju dua”, ka shkruar Blero.