Kjo është gjëja e vetme që çiftet e lumtura nuk harrojnë të bëjnë çdo ditë

Kjo është gjëja e vetme që çiftet e lumtura nuk harrojnë të bëjnë çdo ditë

Aristoteli thoshte, “Lumturia varet nga vetja jonë” dhe besonte se ajo ishte qëllimi përfundimtar i ekzistencës njerëzore. Në vend që ta shihte lumturinë si diçka që mund ta përjetojmë pas kalimit të një prove, ai mendonte se lumturia ishte një qëllim fundor, jo vetëm një ndjenjë momentale. Gjatë jetës mund të keni ndeshur mjaft çifte të lumtura dhe, madje nëse i hidhni sytë pak më tutje, do të shihni që edhe prindërit tanë vijojnë të jenë ende të dashuruar dhe të jetojnë të lumtur me njëri-tjetrin për vite me radhë. Po çfarë bëjnë ndryshe dhe çfarë kanë të përbashkët të gjitha këto çifte?

Në shumë prej të pyeturve, sipas këshilluesve të martesave, çdo çift liston gjëra të ndryshme për suksesin e marrëdhënies së vet, por ajo që qëndron mbi të gjitha është një dhe e vetme: ata flasin me njëri-tjetrin.

Do të thotë flasin me partnerin dhe dëgjojnë çfarë ka për të thënë ai. Kështu, çfarë bëjnë çdo ditë çiftet e lumtura?

Është shumë e thjeshtë: Çiftet e lumtura komunikojnë me njëri-tjetrin! Komunikimi mund të duket shpesh i mërzitshëm, i lodhshëm, por në fakt është mjaft i domosdoshëm, sepse shmang shumë probleme që mund të lindin nga mungesa e tij.

Shpërndaje në: