Kjo është fjala që Laporte ka zgjedhur për Lewandowskin
Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, nuk e fshehu kënaqësinë e tij për prezantimin Robert Lewandowski.
“Faleminderit dhe mirë se erdhe në Barcelonë. Ky njeri ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme. Nuk ishte e lehtë dhe ne jemi shumë krenarë që keni dashur të luani me ne. Ne kemi nevojë për ju, ju jeni një yll dhe ne kemi pritshmëri të mëdha”, nënvizoi presidenti i katalanasve, në prezantimin e sulmuesit polak.
“Ne duam të bëjmë një ekip gjithnjë e më konkurrues dhe po përparojmë shumë mirë. Ne e vendosëm Barcelonën në botë”, tha menaxheri.