Kjo është fabrika më e madhe e BMW-së në botë (Foto)
BMW kishte më shumë për të treguar përveç modelit X3 të ri, pasi fabrika e tyre Spartanburg në Karolinën e Jugut është bërë zyrtarisht vendndodhja më e madhe e prodhimit të kompanisë.
Kjo fabrikë me bazë në SHBA punëson më shumë se 9,000 njerëz, dhe fabrika bavareze e makinave planifikon të shtoj më shumë se 1000 vende deri në vitin 2021.
Kjo është pjesë e një investimi prej 600 milionë dollarësh që do të zhvillohet ndërmjet 2018 dhe 2021 dhe do të zgjerojë objektin e Spartanburgut për ta bërë atë të përshtatshëm për gjeneratat e ardhshme të modeleve X.
Fabrika aktualisht prodhon modele X3,X4,X5 dhe X6, dhe eksporton 70 përqind të prodhimit të saj në më shumë se 140 vende. Kjo e bënë BMW Group eksportuesin më të madh të automjeteve nga SHBA-të në aspektin e vlerës monetare, sipas Departamentit Amerikan të Tregtisë.
Përmendja e tregtisë së lirë si faktori kryesor i suksesit të fabrikës është parë nga analistët si një kundërshtim ndaj komenteve të fundit të Presidentit të SHBA, Donald Trump mbi makinat gjermane. /Indeksonline/