Kjo është ëmbëlsira HIT në YouTube
Për shqiptarët, ëmbëlsirat si pannacotta, tiramisu, cheesecake, tartë me luleshtrydhe, profiteroles etj., mund të jenë shumë gjëra, si fiksimi i momentit, të përsosura për t’u postuar në Instagram apo antistres, por kurrsesi nuk mund të konkurrojnë ëmbëlsirën e preferuar: Bakllava!
Në YouTube, rezulton se bakllavaja është në total ëmbëlsira më e klikuar nëse grumbullojmë të gjitha videot që përmbajnë recetën e saj. Siç mund ta shihni në vijim, klikimet për video arrijnë deri në më shumë se 1 milion. E vetmja që mund ta konkurrojë ëmbëlsirën hit të Vitit të Ri është bakllavaja e Gjikos dhe Butrintit.
Pa dashur t’ju lëndojmë më shumë seç duhet, ju lëmë në shoqërinë e këndshme të videove të mëposhtme. Këshillohet të mos i hapni nëse jeni të uritur.