Kjo është e moshuara që u gjet e vdekur në banesën e saj në Prishtinë
Një grua e moshuar u gjet pa shenja jete pasditen e sotme në banesën e saj në rrugën ‘Halil Alidemaj’ në kryeqytet. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.
Sinjali mëson se viktima është 91-vjeçarja, Leposava Stojanoviq.
Sipas burimeve, e ndjera që nga koha e luftës jetonte e vetme, teksa nuk dihen shkaqet e vdekjes.
Ndryshe rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët bënë me dije se kanë nisur hetimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Halil Alidemaj” në Prishtinë. Menjëherë policia në koordinim me prokurorinë, ka filluar të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin në hetimin e vdekjes së personit femër, 91-vjeçare”, thanë nga Policia.