Kjo është dieta që mban Dua Lipa që ka këtë super trup!
Dua Lipa përveç të tjerave, është gjithashtu në periudhën më të mirë të fizikut të saj. Tani, njerëzit duan të dinë ç’bën Dua për të pasur trupin që ka? Së fundmi, gjatë podcast-it të saj të ri, këgëtarja ka treguar ca prej sekreteve kryesore që ndjek në rutinën e saj.
“Unë pi shumë ujë për lëkurën time. Marr vitamina, specifikisht Omega 3. Nuk ha pas orës 6 të pasdites. Bëj fasting dhe ndjej që më ndihmon gjithashtu shumë me lëkurën time.”
Sqarim: Fasting -Njihet ndryshe si Intermittent Fasting (IF – agjërim i ndërprerë). IF nuk përcakton se çfarë duhet të hash, por kur duhet të hash. Në këtë drejtim, nuk është një dietë në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, por një model i stilit të jetesës.
Më tej, Dua sqaroi se konsumi i ushqimit në orët e vona s’e ndihmon fare me tretjen dhe e pengon trupin të funksionojë në 100% të aktivitetit të tij.
“Kur ha shumë vonë, trupi im nuk arrin ta tresë ushqimin mirë dhe duhet shumë kohë për ta procesuar.”- vazhdoi ajo, duke shtuar se pavarësisht rregullave kryesore që ndjek, nuk heq dorë nga ushqimet e preferuara.
“Nuk do ta ndaloj kurrë veten nga gjërat që më pëlqejnë. Unë i dua shumë ëmbëlsirat, por përpiqem t’i limitoj në ditët kur jam shumë e zënë me punë sespse nëse ha diçka të rëndë, fryhem dhe s’mund të bëj asgjë. Përpiqem të ushqehem shëndetshëm aq sa mundem.
Gjithë sekretet që Dua zbuloi i kemi dëgjuar me qindra herë edhe më parë, por çfarë bën ndryshe ajo? Eshtë sistematike dhe ruan balancat!
Specifikisht:
Mëngjesi i shpejtë i Lipës është: vezë ose një banane para aktivitetit fizik. Dreka është sallat me pulë, perime dhe lëng frutash i ftohtë, ndërsa darka (para orës 18:00) është perime dhe peshk!
Patjetër që gjithçka u përmend më lart shoqërohet me ushtrime fizike! Dua Lipa ushtrohet çdo mëngjes para se të fillojë ditën.
“Rreth orës 8:30 të mëngjesit unë jam në Zoom duke bërë ushtrime që i drejton shoqja ime Ella Jenkin. Ushtrohem me aq sa kam mundësi, po më pëlqen t’i bëj gjërat shpejt. Një 15 minutsh intensiv para se të nis ditën më ndihmon shumë. Pastaj një dush, mëngjes dhe vazhdoj programin ditor.”
Kaq e thjeshtë!
Burimi: Mirror