Kjo është deklarata e Tahir Batatinës, pas eliminimit të Llapit nga Uefa Conference League
“Është hera e parë që u paraqitëm në garat e Evropës dhe fituam përvojë të madhe. Përkundër që u eliminuam, ne treguam se futbolli i Kosovës ka ecur përpara. Patëm një paraqitje të mirë dhe futbollistët e dhanë maksimumin nga vetja. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, por nuk arritëm të shënojmë dhe kjo na penalizoi në pjesën e dytë. Shkupi më shumë ka luajtur në pjesën defanzive derisa ne kemi sulmuar vazhdimisht. Ne i kemi humbur dy ndeshjet nga Shkupi, por treguam se ishim shumë ekip më i mirë. Po ashtu, na mungoi edhe fati pasi nuk shfrytëzuam rastet që i patëm”, tha Batatina që shtoi se ekipi i tij u dëmtua për dy penallti.