Kjo është arsyeja pse Xhemaili e la Kinën
Pandemia COVID19 është arsyje pse mesfushori me prejardhje shqiptare, Blerim Xhemaili ishte transferuar në Kinë tek skuadra Shenzhen FC, përcjell Periskopi.
Si shumëkujt pandemia ia ka prishur planet edhe Xhemailit, i cili ishte gati të bëhej pjesë e klubit pikërisht në kohën kur shpërtheu pandemia.
“Ndihesha shumë mirë në Kinë, por doja të kthehesha. Dallimet kuluturore janë të mëdha, por për shkak të koronavirusit unë lashë Kinën dhe erdha në Zvicër. Nuk arrija t’i shihja familjen time për tetë muaj. Kjo është arsyeja pse unë mora vendimin për t’u rikthyer në shtëpi”, ka thënë Xhemaili.
Xhemaili është rikthyer te skuadra e tij e dikurshme, Zurich dhe gjatë këtij sezoni, Xhemaili ka bërë dy asistime në katër paraqitje për ekipin zviceran. /Periskopi