Kjo është arsyeja pse sulmohet Windows XP

Kjo është arsyeja pse sulmohet Windows XP

Kërkuesit e sigurisë zbuluan se sistemet operative Windows XP dhe Windows Server 2003 i janë nënshtruar sulmeve në gjithë botën dhe e gjithë kjo po ndodh për shkak në bazë të dobësisë, e cila është gjetur në dokumentet e vjedhura nga NSA.

Dokumentet i kishte vjedhur grupi i hakerëve Shadow Brokers, i cili kishte hyrë në sistemet e NSA vitin e kaluar.

Në këto dokumente shihet dobësia, të cilën NSA e kishte përdorur që të depërtojë në sisteme në gjithë botën, transmeton KosovaPress.

Grupi i hakerëve publikoi dokumentet në fillim të vitit kur ndodhën edhe sulmet.

Vala e dytë e sulmeve vjen me dinamikë frikësuese, paralajmërojnë ekspertët e sigurisë dhe është i bazuar në veglën e hakerëve EsteemAudit, e cila po ashtu është vjedhur nga dokumentet e NSA.

Në këtë rast, sistemet të cilat edhe më tej marrin mbështetje janë azhurnuar në mars, por problem është se Windows XP dhe Windows Server 2003 janë pensionuar në vitin 2014.

Edhe pse Microsoft nevojitet që në të ardhmen të sigurojë mbrojtjen për Windows XP, kërkuesi i sigurisë enSilo publikoi përmirësuesin e palëve të treta, e cila ndihmon në bllokimin e sulmeve të lansuara me EsteemAudit.

Shpërndaje në: