Kjo është arsyeja pse keni fryrje dhe dhimbje gjoksi gjatë ciklit

Kjo është arsyeja pse keni fryrje dhe dhimbje gjoksi gjatë ciklit

Dhimbjet e barkut dhe shpinës, ndryshimet e humorit, ankthi dhe shtimi në peshë janë disa prej simptomave me të cilat përballet çdo femër gjatë ciklit menstrual. Krahas tyre një tjetër shenjë e dukshme është fryrja dhe dhimbja e gjoksit.

Nëse përpara periodave gjoksi juaj është normal, në këto ditë të muajit ai fryhet shumë, dhemb dhe krijon një ndjesi bezdisjeje dhe sikleti të padurueshëm. Ashtu si me shumicën e dhimbjeve që vijnë gjatë menstruacioneve, kjo dhimbje shkaktohet nga hormonet. Në gjysmën e parë të ciklit menstrual të gruas, nivelet e estrogjenit janë në rritje dhe shkaktojnë zgjerim të kanaleve të gjirit. Indet e gjirit bëhen shumë më të dendur gjatë kësaj periudhe duke bërë që gjoksi juaj të duket më i plotë dhe i rëndë.

Nga ana tjetër progesteroni shkakton bymim të gjëndrave të qumështit dhe si pasojë keni dhimbje të thithkave. Çdo fryrje apo dhimbje është normale për sa kohë ato zhduken me ardhjen e periodave. Në rast të kundërt, duhet t’i drejtoheni mjekut pasi mund të keni ndonjë cist, masë kancerogjene ose të jeni në fillim të ndonjë shtatzënie.

Shpërndaje në: