Kjo është 26-vjeçarja që ka lëkurën e një 90-vjeçareje
Pavarësisht se shumë prej nesh kujdesen në mënyra të ndryshme për lëkurën tonë, duke e hidratuar, trajtuar, pastruar me scrape të ndryshme, e pavarësisht shumave të mëdha parash që harxhojmë, ajo që është e pashmanshme është fakti, që të gjithë do të plakemi dhe përpjekjet tona për ta shtyrë sa më shumë këtë fazë, një ditë nuk do të kenë më rezultat, pasi vitet do të bëjnë të tyren, edhe mbi lëkurën tonë…
Plakja do të vijë tek gjithsecili prej nesh, bashkë me lëkurën e rrudhur dhe fare pa kolagjen, shkruan Bordo.al.
Sara Geurts 26 vjeç nuk e ka patur asnjëherë mundësinë që ta shohë lëkurën e saj të lëmuar, të tendosur dhe me kolagjen. Për fat të keq ajo vuan nga një sëmundje e rrallë e lëkurës e quajtur (EDS), që prek indet lidhëse të lëkurës duke ngadakëlsuar prodhimin e kolagjenit, gjë që krijon një lëkurë të dobët, me rrudha, pa jetë, dhe aspak elastike që në moshë fare të re. Sara ka rrefyër për The Sun se në adoleshencën e saj ky problem i ka shkaktuar shumë mungesë vetbesimi, por tani ajo e ka pranuar lëkurën e saj ashtu siç është, dhe nuk i vjen aspak turp nga problem që ka.