“Kishim dy vite pa folur”, miku i Luizit bën reagimin ironizues
Mori vëmendjen e të gjithëve deklarata e Luizit ditën e djeshme se Meridian Ramçajn nuk e njihte mirë kurse me dy shokët e tij Jonin dhe Marion kishte dy vite pa folur.
“Kam parë se jam njeriu me më shumë shokë në Republikën e Shqipërisë. Meridiani, a ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty(i drejtohet moderatorit). Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë të thojë se ‘Unë jam menaxheri etj etj’, kjo është e tepruar”, u shpreh Luizi ditën e djeshme në “Shqipëria Live”.
Në lidhje me këtë deklaratë, ka reaguar në mënyrë indirekte Joni. Ai ka postuar në Instagram-in e tij një fragment nga filmi shqiptar “Çifti i lumtur” ku thuhet: “Unë nuk di se çfarë i thonë kësaj.”
Në Post Big Brother VIP, Luizi deklaroi se duke marrë parasysh famën dhe vëmendjen e madhe që ka marrë që kur u bë pjesë e shtëpisë më të famshme, të gjithë u ‘sulën’ për të marrë pak nga fama e tij duke e mbështetur dhe duke thënë vetëm fjalë të mira për të.
E në mesin e atyre që e kanë mbështetur, ai tha se shumë prej tyre e kanë shfrytëzuar duke përmendur këtu edhe ata persona që nuk e kanë ndihmuar atëherë kur ka pasur më shumë nevojë për ta.
“Kam kuptuar këto ditë që shumë vetë më kanë shfrytëzuar gjatë qëndrimit tim brenda. Qofshin njerëz të thjeshtë, banorë. Për sa kohë jemi në një vend demokratik është e drejta e secilit ta bëj. Që të gjithë ata njerëz që më braktisën që më shkelën, sot kanë qenë në qindra emisione, studio, rrjete sociale duke u treguar se kush më ka njohur përpara. Në lojë në shtëpi, kam qenë më direkt se të gjithë. Ata e dinë shumë mirë se kush janë”, theksoi mes tjerash Ejlli.