Kirurgu nga Kamenica pretendon se ka gjetur shërimin e përjetshëm për Diabetin

Kirurgu nga Kamenica pretendon se ka gjetur shërimin e përjetshëm për Diabetin

Me anë të një postimi në Facebook, kirurgu nga Kamenica, Arbër Morina ka pretenduar se Diabeti Mellitus Tip-2 dhe Obeziteti Morbid mund të shërohen përmes risisë shkencore në kirurgjinë metabolike.

Ai shkruan “Lamtumirë Insulinës dhe të gjitha mjekimeve dhe komplikacioneve nga diabeti” dhe më pas ka lënë numrin e tij të telefonit për pacientët dhe familjarët e interesuar, përcjell Periskopi.

“Jeta është një, dhe shumë e bukur. Jetojeni atë me sa më pak komplikacione të mundshme.” – shkruan në fund z.Morina.

 

Më tej ai pretendon se ky shërim i përjetshëm i këtyre sëmundjeve bëhet me anë të një teknike minimale invazive me 99% sukses.

Sidoqoftë, nuk dihet nëse kjo gjë është pranuar nga komuniteti mjekësor dhe autoritetet kredibile shkencore. /Periskopi

Shpërndaje në: