Kirurgu i famshëm tregon se si yjet i mbajnë top-sekret operacionet plastike
Kirurgu i famshëm plastik Dr. Ashkan Ghavami – si klientë të të cilit përmendim Kim Kardashian, Iggy Azaela, Jordyn Woods etj – duhet t’i mbajë të fshehta disa nga punët e tij më të mira.
Dita e tij e punës përbëhet nga marrëveshje për të mos zbuluar të dhënat si edhe hyrje private në klinikën e tij.
“Stafi im, tashmë e di se kushdo që punon për mua duhet të nënshkruajë një marrëveshje konfidencialiteti, kështu që ata nuk lejohen të flasin për çfarë kanë parë dhe dëgjuar,” tha Ghavami për Page Six.
Ai tregoi se disa nga këta të famshmit pothuajse kurrë nuk duan të paraqiten në zyrë. Kështu që ai duhet t’i takojë në shtëpitë e tyre, por duhet të paraqiten për operacionin.
“E mira e ndërtesës sime është se është një ndërtesë e lartë. Është shumë më e vështirë të shkosh në pjesë të caktuara të kësaj ndërtese. Pra, në thelb, zgjodha një ndërtesë që është gjithsesi më private.”
“Kam njerëz që janë personalitete të huaja nga vendet e tjera që vijnë me truprojat e tyre – të gjithë të armatosur – në thelb qëndrojnë pranë ashensorit duke u siguruar që të shohin se kush hyn ose del jashtë suitës. Pra, këtu ka shumë mbrojtje,” shtoi ai.
Mjeku thotë se yjet përdorin paruke, kapuç dhe maska për fytyrën për t’u fshehur.
Ghavami është aq i famshëm, sa është përmendur edhe në një këngë të Kanye West, Nicki Minaj dhe Ty Dolla $ing, “My body”.