Kina vë në përdorim radio teleskopin më të madh në botë
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua njoftoi se projekti ‘Aperture Spherical Telescope’ (FAST), ka kushtuar rreth 1.2 miliard juanë (180 milionë dollarë) që nga fillimi i saj në vitin 2011, dhe është vendosur në një rajon malor të provincës jugperëndimore-Guizhou.
Struktura kryesore e teleskopit është një reflektor, i ndërtuar me rreth 4.450 panele 1.3 milimetër të hollë, diametri i së cilës është sa madhësia e 30 fushave të futbollit.
Zëvendës menaxher i përgjithshëm i projektit FAST, Zhang Shuxin e ka përshkruar teleskopin si “gjigant për nga madhësia”, ndërsa teknologjinë që përdor dhe pajisjen e saj të drejtimit të tillë që “nuk është përdorur më parë”.
Projekti është pjesë e përpjekjeve të Kinës për të zhvilluar teknologjitë hapësinore dhe programet e saj.
Muajin e kaluar, Kina nisi satelitin e parë kuantik në botë – ‘Quantum Experiments at Space Scale’