Kina bëhet shteti i parë në botë që klonon dy majmunë
Shkencëtarët kinezë kanë klonuar dy majmunë duke përdorur një teknikë që mund të shoh qindra primatë të njejtë dhe të bëjë të mundur krijimin e njerëzve të njejtë.
Duke përdorur procesin që krijoi delen Dolly, transferimin e ADN-së, hulumtuesit thonë se mund të prodhojë majmunë gjenetikisht uniformë për shfrytëzim në hulumtimin e sëmundjeve njerëzore, raporton “Sky News”, transmeton Periskopi.
Majmunët maçakë Zhong Zhong dhe Hua Hua kanë lindur në Institutin e Akademisë së Shkencës Neurologjike Kineze në Shangai duke përdorur ADN-në nga qelizat e indit lidhës të fetusit.
Pas kësaj, ADN-ja është transferuar në vezë, në riprogramimin gjenetik e cila përdoret për të kaluar në ose jashtë gjeneve, që përndryshe do ta kishte shtypur zhvillimin e embrionit.
Shefi i studimit Dr. Qiang Sun ka thënë “Ne kemi provuar metoda të ndryshme, por vetëm njëra funksionoi. Kishte shumë dështime para se suksesshëm të klononim majmunët.”
“Ju mund të krijoni majmunë të klonuar me të njëjtën origjinë gjenetike përveç gjenit që manipuloni,” shtoi ai./Periskopi/